Mbyllja e ambasadës irlandeze në Moskë, reagon Rusia: Ka shkatërruar bashkëpunimin dypalësh

schedule14:29 - 10 Qershor, 2023

schedule 14:29 - 10 Qershor, 2023

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë ka shkatërruar bashkëpunimin dypalësh.

Islanda tha të premten se aktivitetet do të pezullohen nga 1 gushti për shkak të një niveli të ulët të marrëdhënieve tregtare, kulturore dhe politike midis vendeve, duke shtuar se i kishte kërkuar Rusisë të zvogëlonte aktivitetet e saj diplomatike në kryeqytetin islandez, Reikjavik.

“Vendimi i marrë nga autoritetet islandeze për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë shkatërron të gjithë gamën e bashkëpunimit ruso-islandez”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

“Ne do ta marrim parasysh këtë vendim jomiqësor kur ndërtojmë lidhjet tona me Islandën në të ardhmen. Të gjitha veprimet anti-ruse të Reikjavikut do të pasohen në mënyrë të pashmangshme nga një reagim përkatës,” thuhet më tej në deklaratë.

Kur shpalli vendimin e saj, Islanda, tha se marrëdhëniet diplomatike nuk ishin ndërprerë dhe se ambasada do të rihapet sapo të normalizohen marrëdhëniet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!