Pedri mbylli sezonin para kohe shkak u bë dëmtimi që mori në ndeshjen e Europa League kundër Eintracht Frankfurt, teksa iu desh të dilte nga fusha ne lojë gjatë pjesë së parë në takimit të luajtur në “Camp Nou”.
Tashmë është mësuar edhe dëmtimi i tij, ku sipas asaj që kanë raportuar mjekët, lojtari katalanas ka një çarje në biceps femoris në këmbën e tij të majtë.
Ndërsa ka ardhur edhe reagimi i talentit spanjoll pas mesazheve të shumta që ka marrë nga ndjekësit të cilët kanë treguar edhe shqetësimin e tyre për Pedrin.
“Është një ditë e vështirë, por nuk ka rrugë tjetër veç të shikosh përpara. Faleminderit pafund për dashurinë që më keni dhënë në orët e fundit. Me mbështetjen tuaj, jam i sigurt se do të kthehem më i fortë. Tani më shumë se kurrë, le të mbështesim ekipin dhe… FORÇA BARÇA!”, ka shkruar Pedri në Twitter.
Es un día duro pero no queda otra que mirar hacia adelante. Infinitas gracias por el cariño que me han dado en las últimas horas. Con su apoyo, estoy seguro de que volveré más fuerte ????
Ahora más que nunca, apoyemos al equipo y… FORÇA BARÇA! ?? @FCBarcelona pic.twitter.com/YN81WIF721
— Pedri González (@Pedri) April 15, 2022
/f.a/abcnews.al