Mbyllet pjesa e parë ku Kastrioti ka befasuar skuadrën e Teutës në pjesën e parë të sfidën mes tyre e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit shqiptar.
Një gol i Bedri Grecës në minutën e 14-të i ka dhënë avantazhin krutanëve.
Greca është gjithashtu edhe lojtari i parë që ka gjetur rrugën e rrjetës për vitin e ri 2022.
Ndeshja e tjetër e Abissnet Superiores mes Egnatias dhe Partizanit është mbyllur pjesa e parë në barazim pa gola.
Të dy skuadrat nuk kanë mundur të gjejnë golin e avantazhit, ku demat janë më kërkues për të gjetur edhe golin e parë për këtë vit, ndërsa rrogozhinasit kanë qenë ata që janë ndaluar vetëm nga traversa. /f.a/abcnews.al