Janë mbyllur 45 minutat e para të finales së madhe të Kupës së Botës Katar 2022.
Argjentina e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë finale, duke ushtruar presion që në fillim të sfidës. Argjentinasit po tregoheshin të rrezikshëm duke kërcënuar disa herë portën e Lloris, por pa efikasitetin e duhur për të shënuar.
Mrekullia ndodh në minutën e 21-të, ku Di Maria fiton një penallti të shkaktuar nga Dembele dhe Leo Messi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 23-të.
Argjentina nuk e la me kaq, pasi një aksion i ndërtuar mjeshtërisht nga Messi i cili përfundon në këmbët e Mac Allister, ku ky i fundit lë një top të bukur për Di Maria i cili në minutën e 36-të dërgon topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat.
Franca kreu më pas dy zëvendësime, ku në minutën e 41-të Giroud dhe Dembele dalin nga fusha e lojës për t’i lënë vendin Thuram dhe Kolo Muani. Intensiteti u rrit nga ana e Francës, por skuadra e Scaloni ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e parë./ h.ll/abcnews.al