Pjesa e parë e sfidës që po luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë është mbyllur në barazim 1-1.
Të parët që do të kalonin në avantazh do të ishin vendasit, ku një shkodran do të ndëshkonte djemtë e Thomas Brdaric në minutën e 24. Nikaj do të gjente rrugën e rrjetës dhe do t’i jepte avantazhin skuadrës së tij.
Në minutën e 40 do të shënonte Da Silva, për të barazuar rezultatin dhe për të dërguar të dyja skuadrat në barazim 1-1 në dhomat e zhveshjes. /f.a/abcnews.al