S’ka fitues në sfidën e Rrogozhinës, mes Egnatias dhe Kastriotit. Në pjesën e parë vendasit kanë qenë më kërkues, ndërsa ngulmonin të gjenin edhe golin e avantazhit, por mbrojtja krutane ishte solide duke mos lejuar të ndëshkoheshin.
45-minutat e dyta do të mbylleshin gjithashtu pa shumë histori, me skuadrat që nuk kanë mundur dot të gjenin rrugën e rrjetës, duke u mbyllur përballja mes tyre me rrjeta të paprekura.
Me këtë barazim, Egnatia ka arritur të grumbullojë 8 pikë, ndërsa Kastrioti ka grumbulluar 6 pikë. /f.a/abcnews.al