Përfundon pa nisur mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Berishës u pozicionuan në sallë, duke zënë të gjithë karriget e deputeteve te mazhorancës.
Deputetët e opozitës kanë zgjedhur të përdorin të njëjtin skenar për të mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes, por e kanë penguar duke përdorur edhe zhurmues.
Deputeti Ervin Salianji ka debatuar me Damian Gjiknurin duke mos e lënë këtë të fundit të marrë fjalën. Edhe këtë herë mbledhja nuk pati sukses, përfaqësuesit e mazhorancës janë larguar nga mbledhja.
“Ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Damian Gjiknuri i cili më pas bashkë me përfaqësues të mazhorancës janë larguar.
Gazetarja Esiona Konomi tha për “ABC” se ndërkombëtarët kanë kërkuar një reformë gjithëpërfshirëse, pra me të gjithë palët politike dhe dialog politik për të cilën janë përgjegjës të dyja palët.