Mbyllet numërimi, kush mori më shumë vota nominale në bashkinë e Korçës

schedule13:27 - 28 Prill, 2021

schedule 13:27 - 28 Prill, 2021

Bashkia e Korçës ka mbyllur numërimin për kandidatët për deputet në parlament, pas  zgjedhjeve të 25 prillit.

Të dhënat e fundit tregojnë se kryesuesi i listës për partinë fituese të zgjedhjeve është Niko Peleshi me 9860, i ndjekur nga Eni Zake me 1946 vota dhe Olta Xhacka me 1179 vota.

Ndërkohë në radhët e demokratëve, më i votuari nga Korçarët është Ervin Salianji me 4929 vota, pas tij renditet Andrea Mano me 4678 dhe Edmond Spaho me 1690 vota ka kaluar i treti.

Në qarkun e Korçës PS ka fituar 6 mandate ndërsa PD 5 mandate, ndërkohë më të votuarit deri më tani në radhët e kandidatëve janë:

PD-5 mandate

Ervin Salianji     4929 vota

Andrea Mano    4678 vota

Edmond Spaho  1690 vota

Sorina Koti         1278 vota

Bledjon Nallbati 935 vota

Alfred Gega        891 vota

PS-6 mandate

Niko Peleshi 9860 vota

Enslemvera Zake     1946 vota

Ilirian Pendavinji   899 vota

Olta Xhaçka  1179 vota

Arian Jaupllari      1603    vota

Besa Spaho 427.e.su./abcnews.al