Është mbyllur pjesa e parë e sfidës mes Partizanit dhe Vllaznisë, në “Air Albania”. Shkodranët e Thomas Brdaric kryesojnë në këtë takim pas golit të shënuar me penallti nga Liridon Latifi minuta e 11. Shiko Golin
Një pjesë e parë e luftuar mes dy skuadrave, me demat që rrezikojnë portën e Vllaznisë me atë të Xhuliano Skukës, i cili tenton “rofeshatën” për të dërguar topin në rrjetë, tentativë që i del “huq”.
Në këtë takim spektakël japin edhe tifozët, ku një banderolë e madhe hapet nga tifozët shkodranë, ndërsa një flamur gjigand me parashutë valëvitet sipër “Air Albania” nga tifozët e Partizanit. /f.a/abcnews.al