Merkatoja e janarit është mbyllur në Itali në orën 20:00.
Pjesa tjetër si Anglia, Spanja dhe Franca mund të transferojnë lojtarë deri në orën 00:00. Ndërsa në vendet e tjera të Evropës do të vazhdojë për disa ditë.
Inter është vlerësuar me notën 7-të këtë merkato. Zikaltërit kanë transferuar Gosens dhe Caicedo. Ndërsa Onana është siguruar për në verë dhe Scamacca dhe Frattesi janë shumë pranë akordit me zikaltërit për në merkaton e verës.
Juventus ka marrë notën 9-të duke transferuar bomberin e Seria A, Dusan Vlahoviç.
Milani ka zhgënjyer duke u vlerësuar me notën 5 pasi transferoi vetëm sulmuesin Lazoviç.
Austri: 7 shkurt
Turqia: 8 shkurt
Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi: 11 shkurt
Rumania dhe Hungaria: 14 shkurt
Kroacia, Zvicra dhe Sllovenia: 15 shkurt
Sllovakia: 21 shkurt
Republika Çeke dhe Rusia: 22
Polonia: tregu i transfertave do të hapet në 1 shkurt dhe do të mbyllet më 28-të. /h.ll/abcnews.al