Nga Ajgena Korbi
Pas dy vitesh pandemi mbyllet “Infektivi” në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Jo se nuk ka më pacientë me Covid, por spitali që shërbeu si qendra kryesore për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus po boshatiset për t’iu nënshtruar rikonstruksionit.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi se ky investim do të kushtojë 5.6 milion euro.
Pacientët janë zhvendosur në spitalin Covid 3 po në QSUT. Tashmë ky do të jetë spitali I vetëm ku do të trajtohen pacientë me Sars CoV 2.
Nëse numri I atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor do të rritet minisrtja tha se do të kthehen skenarët e fillimit të pandemisë.
Ndërkohë numri I të shtruarve ka rënë ndjeshëm.
20 pacientët që po marrin trajtim në spital I përkasin vetëm katër Qarqeve në vend, Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Elbasanit.
Tre prej të shtruarve ndodhen në terapi intensive.
TABELA
TË SHTRUAR NË SPITAL SIPAS QARQEVE
Tiranë 10 pacientë
Durrës 4 pacientë
Fier 4 pacientë
Elbasan 2 pacientë
/abcnews.al