Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është marrë zyrtarisht i pandehur nga prokuroria për shpërdorim detyre në 2 raste dhe fshehje pasurie. Sipas SPAK, Goro akuzohet për tjetërsimin e një sipërfaqë prej rreth 10 mijë metra katror tokë në fshatin Gjilëkë në Dhërmi.
Goro u arrestua në mars të këtij viti pasi akuzohet se në dy episode të ndryshme, në cilëinë e kryetarit të bashkisë Himarë, ka përcjellë pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke tjetërsuar një sipërfaqe tokë nga pronësie e shtetit në pronësi të subjekteve private. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.
Për Jorgo Goron është në fuqi dhe një masë tjetër sigurie arrest me burg, për tjetërsimin e një tjetër sipërfaqe trualli e përfituar nga sh-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano, dosje për të cilën vijojnë hetimet.
Po kështu SPAK ka dyshime se Goro nuk ka deklaruar një banesë në pronësi të tij dhe për këtë iu komunikua dhe akuze e fshehjes së pasurisë. Pak muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe sekuestroi një spiërmafe prej rreth 5 mijë metra katror tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano./abcnews.al