Mbyllet hetimi për ish-gjyqtarin e Lartë Thanza

schedule20:19 - 27 Janar, 2019

schedule 20:19 - 27 Janar, 2019

Prokuroria e kryeqytetit ka mbyllur hetimin e nisur për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, të shkarkuar nga vettingu. Thanza akuzohet se nuk shënoi në formularët e dekriminalizimit një dënim për “vjedhje” në Itali.

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimin për Admir Thanzën, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, të akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Dosja në ngarkim të tij i është dërguar gjykatës së kryeqytetit dhe duket se nuk do të jetë e largët dita kur ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe i Gjykatës Kushtetuese do të ulet në bankën e të pandehurve.

Hetimi për ish-gjyqtarin Thanza nisi pas paraqitjes së tij para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për procesin e vettingut, në të cilin rezultoi ngelës. Ne kete proces doli në dritë një gjetje e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimin se Thanza rezultonte i dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Pizës në Itali. Dënimi me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje në një supërmarketi. Vuajtja e dënimit ishte pezulluar, por asgjë nuk ishte deklaruar rreth tij në formularët e dekriminalizimit.

Përpara komisionit të vettingut, Thanza tha se nuk kishte vjedhur asnjë herë. Sipas tij, aktin e kishte kryer kunata, por e kishte marrë ai përsipër për të mos i mohuar ndihmën e saj nipit të sëmurë rëndë në Itali.

Në dosjen ndaj Thanzës prokurorët e Tiranës kanë edhe një letërporosi të mbërritur nga Italia, e cila konfirmon se ish – gjyqtari ka qenë i dënuar nga drejtesia italiane per vjedhje.  /abcnews.al