Mbyllet aventura me kombëtaren shqiptare, Reja: I falenderoj të gjithë, largohem me krenari

schedule10:50 - 9 Janar, 2023

schedule 10:50 - 9 Janar, 2023

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar pak çaste më parë trajnerin e kombëtares kuqezi, brazilianin Sylvinho. Rrugëtimi për tre vite e gjysmë i italianit Edi Reja ka përfunduar, dhe kështu një aventurë e re në stolin e Shqipërisë do të jetë për Sylvinho. Në këtë konferencë për shtyp ishte presidenti i FSHS-së Armand Duka, Ish-trajneri Edi Reja, trajneri i ri Sylvinho dhe ndihmësit të tij Zabaleta. Duka ka nisur konferencën duke falenderuar si fillim Edi Rejën.

“Falenderoj trajnerin Edi Reja për të gjitha rezultatet e arritura në tre vite e gjysmë në krye të kombëtares tonë. Bilanci i tij në ndeshjet e drejtuara ka qënë në balancë. Unë e falenderoj për gjithçka ish-trajnerin tonë të kombëtares. Në pikëpamjen humane, Reja ka qenë një nga bashkëpuntorët më të mirë të futbollit.

Pas Dukës, Edi Reja ka folur për këtë largim.

“Jam shumë i emocionuar në këto momente. Çdo rrugëtim e ka një fund, por bashkëpunimi që kam pasur nga presidenti dhe e gjithë federata ka qenë tepër humane. Rezultatet që kemi marrë kanë qenë fituese por edhe humbëse. Kemi qenë shumë afër për t’u kualifikuar në Botëror, dhe për një pikë mund të kishim arritur në eliminatoret e Botërorit. Por në periudhën e fundit, duke marrë parasysh edhe Covid, nuk kam patur mundësinë të shfaq ekipin më të mirë të mundshëm. Dua të falenderoj Bulkun dhe Salihin, të cilët më kanë mbështetur gjatë gjithë kohës.

Falenderoj të gjithë stafin mjekësor, fizioterapistin tonë, të cilët ende do të jenë pjesë e trajnerit të ri. Unë po largohem por po lë pas një pjesë të zemrës time. Falenderoj shumë presidentin Duka. Gjithashtu edhe gazetarët, por disa të tjerë pak më pak sepse më kanë vendosur në vështirësi. Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe unë largohem me kokën lartë sepse kemi krijuar një grup të bukur. Sylvinho do të ketë kapacitetin për të vazhduar punën me lojtarët tanë të rinj, të cilët në miqësoret e fundit më kanë dhënë përgjigje pozitive. Ju falenderoj të gjithëve për çfarë më ofruat dhe largohem me kokën lartë dhe krenar për këtë kombëtare. Unë besova te prekja e Botërorit, sidomos dy fitoreve ndaj Hungarisë, kemi arritur shumë pranë. Shpresoj që Sylvinho të arrijë objektivat me këtë grup të fortë që kemi krijuar”, ka thënë Reja./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!