Mbyllet afati 15- ditor, tre prokurorët që aplikuan për në SPAK

schedule13:41 - 11 Shkurt, 2020

schedule 13:41 - 11 Shkurt, 2020

Ka përfunduar afati 15 ditor për të dorëzuar kandidaturat për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se tre prokurorë kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Ata janë Dritan Prençi, Vladimir Mara, dhe Sotir Kllapi. Mara dhe Prençi janë aktualisht të komanduar në SPAK.

Ishte drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i cili iu drejtua me kërkesë zyrtare KLP për të hapur procedurën e aplikimit dhe e miratoi por në 15 ditë nga data 27 janar asnjë prokuror nuk zgjodhi të jetë pjesë e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!