Mbyllen portet e naftës në Libinë lindore

schedule11:16 - 18 Janar, 2020

schedule 11:16 - 18 Janar, 2020

Portet e naftës në Libinë lindore janë mbyllur pas urdhrit të marshallit Khalifa Haftar, i cili ka kërcënuar se do të shkurtojë dy të tretat e eksporteve të naftës bruto libiane.

Haftar duket se e ka marrë këtë vendim si një shenjë për të bërë presion mbi qeverinë e Tripolit të udhëhequr nga kryeministri Fayez al-Serraj.

Mbyllja e terminaleve të naftës në Libi vjen në prag të Konferencës së Berlinit, ku pritet të marrë pjesë edhe vetë Haftar por jo Kryeministri Al-Serraj, përveç ndonjë ndryshimi të minutës së fundit.

Ndërkohë një ditë më parë gjenerali libian u takua me kreun e diplomacisë greke Nikos Dhendias, ndërsa ky i fundit deklaroi se Greqia është e gatshme të çojë forca ushtarake në Libi pas arritjes së armëpushimit mes Haftar dhe Al Serray.

Greqia zyrtare i ka bërë thirrje Gjermanisë të kërkojë anullimin e marrëveshjes mes qeverisë së kryeministrit libian Al Serray dhe Ankarasë, që sipas saj kërkon të përvetësojë në mënyrë të paligjshme pjesë të mëdha të Zonës ekskluzive ekonomike greke në Mesdheun lindor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!