Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të cilat po zhvillohen aktualisht në Kamëz dhe Laç.
Në Kamëz, Kastrioti kryeson përballë Skënderbeut me një autogol të Dumfour në minutën e 26-të. Pas një depërtimi të Zogajt, topi shkon te Kaina, që devijon por gjen shtyllën, teksa më pas është Dumfour që devijon në mënyrë të pafat për ta dërguar në rrjetë. Shiko Golin
Krutanët vazhdojnë të jenë këmbëngulës edhe në minutat e tjera, me korçarët e Migen Memellit që duken sikur janë në “gjumë”.
Ndërsa në sfidën tjetër mes Laçit dhe Egnatias nuk është shënuar asnjë gol, me skuadrat të cilat nuk kanë munguar të gjejnë rrugën e rrjetës në 45 minutat e para. Kurbinasit janë treguar më kërkues në pjesën e parë të takimit por nuk kanë mundur të finalizojnë rastet e krijuara, me skuadrat që shkojnë kështu në dhomat e zhveshjes në barazim 0-0. /f.a/abcnews.al