Mbyllen hetimet për Meta-Kryemadhi/ Avokati Petraj: Ish presidenti rrezikon deri në 15 vite burg

schedule18:23 - 27 Maj, 2025

schedule 18:23 - 27 Maj, 2025

Avokati Edmond Petraj thotë se akuzat e SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ishin të pritshme.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Petraj u shpreh se ish presidenti rrezikon deri në 15 vite burg.

Megjithatë, Petraj nënvizoi se është akoma herët për të folur, dhe se disa akuza mund të rrëzohen.

“Kjo pritej, edhe pse janë disa kallëzime penale, që janë bashkuar bashkë. Në rastin konkret, i mbeten palës së mbrojtjes, të kundërshtojnë veprimet procedurale që ka bërë SPAK. Unë mendoj që kjo analizë procedurale, kanë afat 10 ditor, për të kryer të gjitha kundërshtimet e analizës juridike dhe mund të depozitojnë elementë të tjera. Çështja është në prokurori, dosja mund të jetë konkrete. Sfidat do të jenë te pjesa profesionale e organit të akuzës. Këto janë akuza që zoti Meta i kishte. Sa i përket lobimit, ekziston mundësia që ajo të zbresë si akuzë. Mendoj që zonja Kryemadhi do vazhdojë me këtë pjesë procedure, mund të bien disa akuza, mund të mos faktohen. Në kushtet që jemi, zoti Meta rrezikon nga 8, deri në 12 ose 15 vjet. Pastaj, varet, gjykimi i shkurtuar, koha e paraburgimit. Por është shpejt për të folur, Mund të rrëzohen akuzat”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!