Mbyllen hetimet për dosjen “Babale”

schedule18:30 - 17 Prill, 2019

schedule 18:30 - 17 Prill, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda pushoi hetimet për procedimin e regjistruar pa emër për trafik narkotikësh, pas publikimit te audio-përgjimit të “Babales”.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të pushojë hetimet për dosjen e cila ishte e regjistruar pa emër, pas publikimit nga Partia Demokratike të audio-përgjimit të ashtuquajtur të “Babales”. Procedimi penal mbi te cilin nisen hetimet, ishte regjistruar për trafik të lëndëve narkotike.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e përfaqësuar nga Përparim Kulluri e nisi hetimin për trafikim të lëndëve narkotike por pa i vendosur një emër konkret dosjes.

Pas disa muajsh hetime Krimet e Rënda e ndanë dosjen “Balale”në dy pjesë ku trafikimi i drogës do hetohej nga Krimet e Rënda dhe “kallëzimi i rrem” do hetohej nga Prokuroria e Tiranës. Më herët Prokurori Kulluri i kishte pezulluar hetimet dhe e kishte kthyer dosjen për rihetim në polici, por duke qenë se polica nuk mundi të siguronte asnjë të dhënë të re shtese për këtë procedim penal, prokurori kërkoi që të pushohen hetimet.

Nga ana tjetër Gjykata e Tiranës ka dërguar për gjykim për kallëzim të rreme 4 të pandehur , ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliu i njohur ndryshe si “Dëshmitari X” dhe Fredi Alizotin,  person i cili dyshohet se ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!