Mbyllen 28 pika skrapi në Tiranë

schedule17:44 - 3 Nëntor, 2017

schedule 17:44 - 3 Nëntor, 2017

Asnjë nuk do ti shpëtojë penalizimit. Parlajmërimi vjen nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit, i cili i bëri apel të gjithë atyre që kanë një biznes gurore të marrin masa urgjente për uljen e ndotjes.

99% e guroreve nuk respektojnë lejet mjedisore. Konstatimin e bëri ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, I cili kërkoi marrjen urgjente të masave. Ndërkohë që deklaroi se asnjë nuk do ti shpëtojë penalizimit.
“Është e paimagjinueshme sesi një deputet, një ministër mjedisi bën fushatë elektorale në zonën e Urës Vajgurore, ku brenda shtëpive gjendja është shumë e pastër, janë njerëz të shkëlqyer, bëmë goxha investim për qendrën urbane të Urës Vajgurore, por rreth e qark asaj bashkie ka me dhjetëra gurore që të bëjnë të ndihen keq që je nëpunës civil apo përfaqësues i atij komuniteti. Si ndodh kjo? Nuk jemi kundër biznesit të gurores, por është e papranueshme për një vend të kujtdo niveli që gurorja që punon për kompaninë e huaj për realizimin e gazsjellësit TAP i plotësoka të gjitha kushtet ndërsa gurorja që punon për biznesin shqiptar ka të drejtën të ndotë të gjithë qytetin. Gurorja padyshim është një biznes i cili ka të drejtën legjitime që të bëjë biznes, por nuk mund të ketë të drejtën minimale që të ndotë jetën e qytetarëve”.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit ishte në takimin e organizuar për ngritjen e Forumit të Dialogut për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Shqipëri nga ku deklaroi se gjatë aksionit të ndërmarrë ditë më parë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës u mbyllën 28 pika skrapi.
“Bëmë një aksion nëpërmjet një burokracie të jashtëzakonshme bllokuese edhe brenda institucioneve tona dhe arritëm që të mbyllnim 28 pika nga 180 pika grumbullimi skrapi dhe papastërtish të tjera. Dhe u duk sikur mori për mirë. Por ndërkohë kemi evidenca që këto kompani vazhdojnë ta hedhin çështjen në organet e drejtësisë pra që të marrin edhe disa vite që të zgjidhet problematika. Kur e shikojnë që bllokohen në Tiranë, shkojnë e hapin në bashkitë ngjitur me Tiranën po të njëjtën pikë grumbullimi skrapi”.
Situata mjedisore në vend, sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizimit, është alarmante dhe këtë e cilësoi pasojë të neglizhencës në 27 – vite./abcnew.al

 

https://youtu.be/qW2j_2ExB-U

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!