Mbyllen 2 orët e qarkullimit, si është situata në rrugët e Tiranës

schedule09:23 - 16 Mars, 2020

schedule 09:23 - 16 Mars, 2020

Ka përfunduar qarkullimi me orar të kufizuar i automjeteve në kryeqytet. Leja e lëvizjes së automjeteve ishte përcaktuar nga ora 06:00 deri në orën 08:00 si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Gazetari Maksi Rama raportoi nga zona e “Zogut të Zi” në kryqytet, ku ka rënë fluksi i automjeteve. Nga pamjet shihet se është shtuar lëvizja e qytetarëve në këmbë.

Po ashtu në këtë zonë ndodhet edhe patrulla e policisë, që bën kontrollin e çdo mjeti që kalon, pasi tashmë është e lejueshme qarkullimi vetëm i mjeteve me autorizim përkatës.

E tillë paraqitet situata edhe në zonën e rrethrrotullimit të Saukut. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në të dyja anët e rrugës ka shumë pak automjete në lëvizje. Në këtë zonë nuk shihet prezencë e policisë, por duket se ka një ndërrgjegjësim të qytetarëve.

/abcnews.al