Dita e djeshme ishte një ditë feste për të gjithë kuksianët, të cilët pas gati 3 vitesh panë më nga afër skuadrën e tyre të luajë në Kukës.
Në inaugurimin e “Kukës Arena” tifozët mbushën shkallët e stadiumit, teksa verilindorëve iu kthye kështu edhe tifo grupi më i madh i tyre, “Armata e Veriut”.
Në faqen zyrtare të Kukësit, klubi ka bërë një postim ku ka falënderuar të gjithë të pranishmit për atmosferën e krijuar, ndërsa drejtuesit e verilindorëve premtojnë se skuadra do fitoj dhe trofe, jo vetëm ndeshje.
“PËRZEMËRSISHT FALEMINDERIT
Na keni bërë të përjetojmë një emocion të jashtëzakonshëm, emocion të cilin kishim kohë që nuk e përjetonim. Na vjen keq që nuk arritëm t’iu dhuronim një fitore në inaugurim, por mund të premtojmë se së bashku do të fitojmë trofe jo vetëm ndeshje.
Faleminderit të gjithëve! Jeni më të mirët”, shkruan klubi i Kukësit.
/f.a/abcnews.al