Mbushën qelitë me drogë, detajet nga mega-operacioni në Elbasan, disa policë burgjesh nën akuzë

schedule20:01 - 1 Shkurt, 2022

schedule 20:01 - 1 Shkurt, 2022

ELBASAN –Një mega operacion po zhvillohet për arrestimin e një numri të madh zyrtarësh në qytetin e Elbasanit.

Burime për ABC bëjnë të ditur se janë më shumë se 25 urdhër ndalimi të lëshuara nga një grup prokurorësh. Operacioni ka të bëjë me zyrtarë që kanë shpërdoruar detyrën. Mes urdhër ndalimeve ka zyrtarë të burgjeve të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën. Po ashtu urdhër ndalimi janë lëshuar edhe për të burgosur “VIP” të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë mundur të fusin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.

Hetimi ka nisur prej disa muajsh. Urdhër arrestet janë  për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Për zyrtarët nën hetim që janë duke u shoqëruar nga FNSH ka vendim gjykatë në mungesë “arrest me burg”.

Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.

/abcnews.al/.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!