Mbushen me ujë nënkalimet në autostradën Lushnjë-Fier

schedule15:33 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 15:33 - 19 Dhjetor, 2017

Në autostradën Lushnjë -Fier nënkalimet janë mbushur me ujë dhe lëvizja e këmbësorëve është e pamundur. Në ndonjë prej tyre uji ka arritur një metër.

Vogëlushit i duhet të kalojë me këpucë nëpër ujë.

Të tjerë pas tij veprojnë njësoj.

Nënkalimet në autostradën Lushnjë – Fier janë të mbushura me ujë.

Në zonën e fshatrave Pirrë dhe Bishqethëm ai arrin në 30 cm.

Të pakalueshme për automjetet këto nënkalime bëhen sa herë ka reshje shiu, sepse uji arrin deri në 1- meter lartësi.

Banorët të cilët kanë tokat bujqësore buzë kësaj autostrade, por edhe nxënësit e shkollave kalojnë përmes bordurave mbrojtëse dhe trafikndarëses, duke rrezikuar jetën.

Kurse kanalet dytësore pranë Nënkalimit të Bishqethmit janë të mbushura me dhe, që hidhen aty nga mjetet që pastrojnë kanalet parësore.

Bllokimi i tyre pengon qarkullimin e ujit duke mbushur nënkalimet.

Bashkia e Lushnjes nuk mban përgjegjësi për largimin e ujit nga nënkalimet. Sipas bashkisë ato janë përgjegjësi e Autoritetit Kombëtar Rrugor.

Më e rëndë situata është në nënkalimin e by pass –it Plug- Saver. Këtu uji arrin mbi 1- metër, që e bën të pakalueshme edhe për automjetet e larta. Ndërtimi i tij është bërë për t’i shërbyer 10 mijë banorëve të lagjes 18- tetori në Lushnje. Ka dy muaj që ky nënkalim është i bllokuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!