“Mbroni Shqipërinë nga Berisha e Meta”, Rama në Korçë: U përpoqëm ta bëjmë Liken më të mirë, por s’ia dolëm

schedule11:52 - 2 Maj, 2023

schedule 11:52 - 2 Maj, 2023

Nga Korça, Edi Rama e quajti 14 majin, jo thjesht një ditë zgjedhjesh për bashkitë, por një qëndrim pro apo kundër aleatëve tanë perëndimorë.

“Për nostalgji mbajani fotografinë në dhomë gjumi Non Gratës, nuk të pengon njeri. Shikojeni në mëngjes dhe në darkë para se të flesh. Mbyllini sytë fëmijës se mos trembet dhe kënaqu. Por t’i japësh votë dhe t’i thuash botës shiko se ne nuk pyesim fare se ça mendoni ju”, tha Rama.

Kryesocialisti shënjestroi edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, aleatin e tij të dikurshëm.

“Është edhe Likja që nuk lanë dy gurë bashkë që ta sillnim në rrugë të mbarë. Nuk bëhet më“, tha Rama.

Demokratëve të Kolonjës ju tha se ndëshkimi me votë i bën mirë edhe vetë partisë së tyre.

“Edhe për vetë PD-ja e palavdishme ka shumë rëndësi që të rivijë në vetë. Shikoni se si është bërë: Kashtë e koqe nga të katër anët”.

Moti nuk e ndihmoi kryetarin e Partisë Socialiste të argumentonte gjatë se pse kërkon një mandat të 7-të për Gëzim Topçiun në Maliq.

Këndojmë dhe kërcejmë pak bashkë. Mbylli çadrat, hajde kërcejmë”/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!