Mbrojtja ka nevojë për përforcime, Juventus piketon “gjigantin” anglez

schedule17:28 - 18 Mars, 2020

schedule 17:28 - 18 Mars, 2020

Mbrojtja e Juventusit nuk është më aq solide sa ka qenë në vitet e fundit. Mungesa e kapitenit Chiellini ka ndikuar, teksa De Ligt ka pasur nevojë për t’u përshtatur me futbollin specifik italian. Bonucci ka eksperiencë, por nuk është më ai i dikurshmi.

Drejtuesit po shohin vërdallë për një mbrojtës cilësor dhe kanë zgjedhur Chris Smalling. Anglezi u transferua verën e kaluar nga Manchester United te Roma. 30-vjeçari është huazuar te verdhekuqtë, që kanë të drejtën e blerjes për 25 milion euro.

Smalling është paraqitur shumë mirë dhe ka bërë një sezon fantastik deri tani. United nuk e ka në plane dhe Juventus po tenton të arrijë një akord me “Djajtë e Kuq”. Për “gjigantin” e mbrojtjes ka interesim edhe nga Arsenali e Interi. /abcnews.al

 

Chris Smalling

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!