Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtja e Thaçit, deklarata përmbyllëse në Hagë/ Avokati: Është i pafajshëm!

schedule10:06 - 11 Shkurt, 2026

schedule 10:06 - 11 Shkurt, 2026

Ka nisur seanca gjyqësore në gjyqin e madh në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Sot, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i thotë fjalët përfundimtare, ashtu siç prokuroria dhe mbrojtësi i viktimave bën për dy ditë rresht.

Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç ka deklaruar se “Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, (të mërkurën) në orën 9:00, ku tashme po vijon me fjalen e tij.



Avokati e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Thaçi është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u ka thënë Mishetiç gjyqtarëve.

“Ju keni dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë thënë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për krime lufte, ndërkohë që këto ngjarje po ndodhnin dhe po zhvilloheshin. Dëshmitarët ndërkombëtarë ju thanë se për këto ngjarje ishin të informuar përmes burimeve diplomatike, shërbimeve të inteligjencës dhe të tjera, si dhe përmes përvojave të tyre personale, përfshirë përvojat e tyre me Hashim Thaçin”.

Në mesin e figurave që dëshmuan në mbrojtje të Thaçit janë: ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, Wesley Clark, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill.

Më tej, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka deklaruar se ka pika të mjaftueshme ku Prokuroria e Specializuar mund të shpall të pafajshëm ish-presidentin.

Po ashtu, avokati përmendi se Milan Milutinoviq nuk u konsiderua penalisht përgjegjës për ngjarjet në Kosovë në vitet 1998-99, pasi siç tha ai, ishte një figurë politike që nuk kishte kontroll efektiv mbi forcat serbe, por shtoi se ZPS po kërkon se Thaçi, si udhëheqës politik i UÇK-së, ‘një grup i armatosur joshtetëror që ekzistonte vetëm prej disa muajsh, kishte kontroll efektiv dhe ishte penalisht përgjegjës’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!