Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtja e pronës dhe territorit/ Rama: Paketa e re ligjore do të jetë në tryezën e qeverisë së re, si një ndër vendimet më të para

schedule12:11 - 9 Shtator, 2025

schedule 12:11 - 9 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë një paketë të re ligjore, në lidhje me mbrojtjen e pronës dhe territorit.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të paketës ligjore, Rama u shpreh se ajo do të jetë në tryezën e qeverisë së re, si një ndër vendimet më të para.

Sipas kreut të qeverisë, përmes kësaj pakete, do të ketë instrumente të reja për të mbrojtur territorin.

“Me përfaqësues nga institucionet dhe grupet e interesit lidhur me një thellim të reformës për mbrojtjen e territorit përmes një pakete të re ndërhyrjesh ligjore që do të jenë në tryezën e qeverisë së re si një ndër vendimet më të para. Për këtë paketë të re ligjore, është punuar me shumë intensitet, nga një grup i gjerë ekspertësh, juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur lidhje me Komisionin e Ligjeve. Është një punë që është zhvilluar pa ndalim gjatë muajve të verës. As kjo paketë nuk është e përkryer por është një tërësi masash që do na japin mundësi të kemi në dorë instrumenta të reja, për të mbrojtur territorin, duke filluar nga ofensiva që do zgjasë, aq sa të jetë e nevojshme, dhe duke vazhduar me aspekte të tjera.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!