Mbrojtësit më të fortë në Superiore: Ignjatovic, Adili dhe “surpriza” Apolonia

schedule18:37 - 16 Prill, 2021

schedule 18:37 - 16 Prill, 2021

Mbrojtja është një nga repartet më të rëndësishme në një skuadër futbolli. Sulmi i mirë fiton ndeshjen, ndërsa mbrojtja e fortë të dhuron kampionatin. FSHF ka analizuar statistikat e mbrojtësve më të mirë në Superiore.

Pjesë e studimit janë bërë tre elementë: duelet e fituara, topat e rikuperuar gjatë 90 minutave dhe përqindja e fituar e dueleve ajrore. Sa i përket aspektit të parë, më i miri deri tani është Aleksandar Ignjatovic.

Kapiteni i bardhezinjve të Laçit ka fituar 75.93% të dueleve, ndërsa podi kompletohet nga dy qendrat e Teutës: Rustem Hoxha (74.14) dhe Renato Arapi (73.13). Prapavija më e mirë në topat e rikuperuar është ajo e Apolonisë.

 

 

Rezultatet e statistikave

Tre lojtarë të ekipit fierak në pod: Serjan Repaj 7.65 topa të rikuperuar përgjatë 90 minutave. Më tej Benjamin Agyare (7.36) dhe Kofi Yeboah (6.99). Në fund edhe duelet ajrore aty ku më i miri është një “shkodran”.

Mevlan Adili kryeson me 7.65% të dueleve të fituara, teksa ndiqet nga Ignjatovic i Laçit (7.36) dhe Stivian Janku i Bylis (6.99). Ajo që bie në sy është prania e paktë dhe renditja e dobët e lojtarëve defensivë të Partizanit dhe Tiranës. /abcnews.al