Mbrojtësi kroat “thur” elozhe për teknikun Daliç: Për ne është si një mësues e si një baba

schedule17:15 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 17:15 - 11 Dhjetor, 2022

Në intervistën e dhënë për Gazzetta dello Sport, në prag të ndeshjes me Argjentinën, mbrojtësi i Kroacisë dhe i Sassuolos, Martin Erliç, foli për eksperiencën e tij, me teknikun Zlatko Daliç.

Erliç tha gjatë intervistës, se Daliç sillet me ta si një mësues e gjithashtu si një baba.

“Mësues dhe gjithashtu baba. Ai na thotë të jemi të përulur, ndaj të mirave, jo të nënvlerësojmë kundërshtarët, por të kemi besim te vetja, ai është një njeri shumë fetar dhe besimin e tij na e transmeton”,- u shpreh mbrojtësi kroat. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!