Mbrojtësi i Kosovës U19 te Kukësi, firmos për tre vite

schedule15:50 - 12 Shtator, 2020

schedule 15:50 - 12 Shtator, 2020

Kukësi ka rikthyer në ekip Altin Bytyçin, mbrojtësin e ri që është pjesë e Kosovës U19. Pas eksperiencave me Laçin, Besën e Pejës dhe një aventure në Kroaci, ai rikthehet në Superiore dhe me verilindorët ka nënshkruar për tre vite.

“Altin Bytyçi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 19-vjeçar ka firmosur sot kontratën 3-vjeçare me skuadrën tonë, duke u rikthyer edhe një herë tjetër. Bytyçi është një prodhim i akademisë sonë, duke qenë pjesë e ekipit të moshave.

Më pas, u largua për të firmosur me Laçin. Pas Laçit, Bytyçi ka provuar veten me Besën e Pejës, por edhe në kampionatin kroat me Medjimurjen! Krahas klubeve, 19-vjeçari është edhe pjesë e Kosovës U19!

Bytyçi është bashkuar në Elbasan me ekipin në grumbullim, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolfsburgut! Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Bytyçi! Mirë se vjen Altin”, shkruan Kukësi në njoftimin e bërë në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!