Hector Bellerin është pjesë e Arsenal prej një dekade, por duket se spanjolli nuk dëshiron të qëndrojë më në Londër dhe kërkon një eksperiencë të re.
Prej muajsh flitet se ai i ka kërkuar klubit largimin, teksa thashethemet vazhdojnë të thellohen. Spanjolli vitin e shkuar ishte pranë PSG dhe duket se në këtë verë ka ardhur momenti i duhur.
26-vjeçari tani është në shitje dhe nga ajo që bëhet me dije francezët janë në “pole”, pavarësisht se rruga drejt tij do të jetë si një garë. /abcnews.al