Mbreti Karl u diagnostifikua me kancer, Princ Harry kthehet në Britani

schedule09:27 - 6 Shkurt, 2024

schedule 09:27 - 6 Shkurt, 2024

Princi Harry foli me mbretin Karl të hënën për diagnozën e tij të kancerit dhe do të udhëtojë në Britani për ta parë atë në ditët në vijim, sipas një burimi të afërt.

Harry i ka kaluar vitet e fundit në SHBA me familjen e tij, pasi është distancuar nga familja mbretërore. Mbreti filloi trajtimin e tij të hënën, tha një deklaratë nga Buckingham Palace. Megjithatë, pallati nuk ka konfirmuar se çfarë lloj kanceri ka monarku 75-vjeçar.

Diagnoza vjen pas trajtimit të një prostate të zmadhuar, edhe pse pallati ka deklaruae se nuk ka kancer në prostatë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!