Mbreti i Jordanisë vizitë në Kajro, pritet të takohet me presidentin egjiptian

schedule12:34 - 19 Tetor, 2023

schedule 12:34 - 19 Tetor, 2023

Mbreti Abdullah II i Jordanisë është nisur për një vizitë të shkurtër në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, për t’u takuar me presidentin egjiptian Abdel Fattah El Sisi.

“Madhështia e tij Mbreti Abdullah II është nisur për një vizitë të shkurtër në Kajro, gjatë së cilës Madhëria e Tij do të takohet me Presidentin e Egjiptit Abdel Fattah El Sisi për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund agresionit izraelit në Gaza”, thuhet në njoftim.

Mbreti ishte planifikuar të mirëpreste presidentin amerikan Joe Biden në Aman, kryeqytetin e vendit të tij, të mërkurën, së bashku me liderë të tjerë të Lindjes së Mesme.

Por Jordania, Egjipti dhe Autoriteti Palestinez anuluan takimin e planifikuar me Biden më pak se 24 orë përpara se ai të mbërrinte për samitin katërpalësh.

Anulimi pasoi një shpërthim në spitalin Baptist Al-Ahli të Gazës. Zyrtarët palestinezë akuzuan Izraelin për goditjen e spitalit në mes të sulmeve ajrore të vazhdueshme në Gaza.

Por Izraeli paraqiti prova që tregonte se shpërthimi u shkaktua nga grupi militant Xhihadi Islamik dhe Biden të mërkurën e mbështeti këtë shpjegim, duke cituar inteligjencën amerikane.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha më vonë se analiza e imazheve, përgjimeve dhe informacionit tregonte se Izraeli nuk ishte përgjegjës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!