Mbreti Charles do të takohet me Ursula Von der Leyen

schedule12:27 - 27 Shkurt, 2023

schedule 12:27 - 27 Shkurt, 2023

Mbreti Charles do të takohet me Presidenten e Komisionit Europian për të pirë një çaj në Kështjellën Windsor këtë pasdite, sipas një njoftimit të  Buckingham Palace.

Mbreti dhe Ursula Von der Leyen janë takuar edhe më parë.

Sipas informacioneve, fokusi i bisedës do të jetë ndryshimet klimatike dhe lufta në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për të biseduar me kryeministrin Rishi Sunak rreth një marrëveshjeje të re mbi Protokollin e Irlandës së Veriut.

/abcnews.al