Mbretëria e Bashkuar miraton vaksinën e Pfizer për adoleshentët nga 12 deri në 15 vjeç

schedule15:50 - 4 Qershor, 2021

schedule 15:50 - 4 Qershor, 2021

Rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar ka aprovuar përdorimin e vaksinës së prodhuar nga Pfizer-BioNTech tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç. Sipas rregullatorit, vaksina është e sigurt dhe efektive në këtë grup-moshë dhe përfitimet tejkalojnë çdo rrezik.

MHRA njoftoi se kishte kryer një “rishikim rigoroz” të vaksinës tek adoleshentët. Komiteti i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vendosë nëse do të jepet përfundimisht drita jeshile që t’u bëhet fëmijëve kjo vaksinë.

Vaksina Pfizer është miratuar tashmë për përdorim tek personat mbi 16 vjeç.

Dr. June Raine, shefe ekzekutive e Agjencisë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) tha se siguria e vaksinës në moshat 12-15 vjeç do të monitorohet me kujdes. /abcnews.al/