Mbretëria e Bashkuar i jep “Çmim ekselence” Policisë së Shqipërisë, Balla: Sundimin e ligjit do ta çojmë në një tjetër nivel

schedule12:12 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 12:12 - 1 Dhjetor, 2023

TIRANË- Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar i ka akorduar Policisë së Shtetit të Shqipërisë “Çmimin e Ekselencës 2023”. Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shprehet se Shqipëria do të shtojë forcat bashkëpunuese me agjencitë ligjzbatuese në luftën e përbashkët për spastrimi e vatrave të krimit, qoftë dhe qarqeve, të cilat veprojnë brenda radhëve të Policisë duke abuzuar me misionin e tyre.

Ai thotë se është i vendosur për ta çuar Shqipërinë në një nivel tërtër të ri, sa i takon sigurisë dhe sundimit të ligjit.

“Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar i ka akorduar Policisë së Shtetit të Shqipërisë Çmimin e Ekselencës 2023, duke vlerësuar përpjekjet dhe burimet e vendosura në bashkëpunimin me operacionet ndërkombëtare.Forcimi i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, Interpol, Europol, Eurojust, Frontex, agjencitë e vendeve partnere dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan Balla.