Në Norvegji, Sofia Goggia fiton matematikisht Kupën e Botës të katërt në karrierën e saj të shkëlqyer. Sportistja nga Bergamo i Italisë përfundoi përpara sllovenes Ilka Stuhec dhe siguroi triumfin me një garë më pak.
Kështu, 30-vjeçarja konfirmon veten si e vetmja në historinë e Italisë që ka fituar katër Botërore.
Një rekord për këtë sport në Itali, duke qenë se askush para saj nuk kishte arritur të fitonte më shumë se dy herë. Rrjedhimisht, zbritja e fundit e planifikuar për në 15 mars në Soldeu të Andorrës do të jetë e parëndësishme. Sofia Goggia është tashmë, dhe përsëri, mbretëresha e garave në zbritje./ h.ll/abcnews.al