“Mbretëresha ime”, Dua Lipa ndan momentet më të bukura për 50 vjetorin e së ëmës

schedule11:59 - 28 Qershor, 2022

schedule 11:59 - 28 Qershor, 2022

Nëna e Dua Lipës, Anesa feston sot 50 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar disa momente të këndshme me mamanë e saj, duke filluar nga fëmijëria. Gëzuar ditëlindjen e 50-të nëna ime e mrekullueshme. Mbretëresha ime”, shkroi ajo.

Kujtojmë që Dua ishte verën e vitit që shkoi në Shqipëri me familjen dhe miqtë më të ngushtë. Ajo kaloi disa ditë pushimesh në jug të vendit. Autorja e shumë hiteve pritet që të vijë për Festivalin Synny Hill që do të mbahet së shpejti në Kosovë dhe Shqipëri. Në Kosovë, do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Ndërsa do të mbajë dhe një edicion të veçantë me një line-up tjetër në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!