Kampionët këtë vit janë të rinj.
Për femra dhe për meshkuj nuk ia kanë dalë lavditë e shquara, por talente që synojnë të bëjnë epokë për vete.
E tillë Mira Andrejeva, tenistja 19-vjeçare ruse që mori titullin për femra në Grand Slemin e “Rolan Garosit” në Paris.
Ishte favorite absolute përballë polakes Hvalinska dhe I justifikoi të gjitha parashikimet, me një paralajmërim për rivalet.
Andrejeva fitoi Grand Slemin e parë në karrierë, dhe pritet që të mos mbetet me kaq.
Në Arenën qendrore në Paris, adoleshentja ia doli 2-0, me rezultatin e seteve 6-3 e 6-2, e duke udhëhequr 5-0 në setin e dytë.
Nuk iu desh më shumë se një orë e 22 minuta për t’u bërë më e reja që fiton në kryeqytetin e Francës që nga Monika Selesh në 1992.
Jo vetëm kaq, por humbi vetëm një set gjatë gjithë turneut, edhe këtë që në ndeshjn e parë.
Nuk ishte e lehtë për një 19-vjeçare që vërtet kishte më shumë përvojë se Hvalinska, por që gjithsesi ishte në finalen e saj të parë Grand Slem, dhe kishte kundër shumicën e 15 000 spektatorëve në tribuna.
Polakja gjithashtu duhet të jetë krenare, sepse e nisi turneun nga faza kualifikuese, duke qenë numri 114 në botë, dhe u bë e dyta teniste që arrin finalen në këtë mënyrë, pas britanikes Ema Radukanu.
Polakja 24-vjeçare arriti vendin e 21-të në botë dhe shpreson që “Rolan Garosi” të jetë vetëm fillimi I sukseseve.
Gjithsesi, “Mbretëreshë” e Parisit këtë herë ishte rusja Mira Andrejeva, që ngriti flamurin e saj, pa pasur flamur, për shkak të sanksioneve sportive ndaj Rusisë.


