Mbrëmje Ide/ Çejku: Gruevski ka qenë i parapregatitur

schedule20:08 - 15 Nëntor, 2018

schedule 20:08 - 15 Nëntor, 2018

I ftuar në “Mbrëmjë Ide” me gazetaren Mirela Milori, ishte ish-ambasadori shqiptar në Maqedoni Arben Çejku. Një diskutim mbi ngjarjet më të rëndësishme politike në Maqedoni dhe arratisjen e ish-Kryeministrit Gruevski.

Çejku foli fillimisht për reagimi maqedonas në lidhje më largimin e Gruevskit nga territori. Gjithashtu nëse heshtja e tyre është për shkak se nuk percaktojnë dot pikën kufitare se nga ku mund të ketë kaluar nga Maqedonia. Si mund të ketë operuar?

“Maqedonia në pikat kufitare është strikte dhe korrekte, largimi i tij do të linte gjumë. Njoftimi i policisë shqiptare nuk tregon se ne cilën pikë hyri. Kjo tregon se ai nuk ka përdorur asnjë nga pikat e rregullta kufitare. Ai mund të ketë kaluar në një pikë ku nuk funksionon sistemi tims afër Maqellarës, nuk është e mirëfilltë një pikë e kufirit dhe nuk përdoret gjerësisht. Mund të ketë kaluar dhe në këmbë dhe në anën tjetër të kufirit makina e ambasadës hungareze mund ta ketë marrë.”

Gjithashtu ai rrëfeu nëse duke e ndjekur nga këndveshtrimi politik ititnerarin e tij, a mund të duket një aleancë e e krijuar në mbrojtje të tij.

“Ndaj tij nuk kishte një fletë arresti zyrtat, mendoj se ka përdorur pasaportën diplomatike. Dosja që do të dërgohet në Hungari mund të jetë për ta kthyer, por varet se si lexohet nga pala hungareze. Besoj se ministri Gruevski e ka ditur këtë punë dhe e ka parapërgatitur.”

A pritej një ikje e tillë për të mos u përballur me drejtësinë. Si mund të shihet figura e Gruefskit tani në Maqedoni?…

“Besoj se ai e ka menduar si variant B kalimin në Hungari dhe kjo do e bëjë që të përdori zërin e tij në aspekt opozitar atje. Faktori shqiptar ka bashkëpunuar me qeverinë Gruevski, por ka bërë distancinimin e vet 2 vitet e fundit. Gruevski nuk ishte një figurë pozitive për shqiptarët në Maqedoni.”

Çejku gjithashtu rrëfeu dhe mendimin e tij më marrjen e mundshme të masave që mund të pasojnë nga BE.

“Hungari ka një qasje tjetër, jo më kot ai shkoi në Hungari. Bashkimi Europian besoj se do të jetë shumë i ashpër.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!