Mbrëmjen e djeshme Philippe Coutinho u aktivizua në minutën e 66-të në barazimin e Barcelonës 1-1 ndaj Eibar. Kaq mjaftoi që ai të pësonte një dëmtim dhe sipas asaj, që raportohet, fantazisti ka dëmtuar meniskun e gjurit të majtë dhe rrezikon mbylljen e parakohshme të sezonit.
Ditën e sotme braziliani do të kryejë rezonancën magnetike dhe të gjitha testet e nevojshme dhe më pas pritet të shihet shkalla e tij e dëmtimit. Thuajse të njëjtin dëmtim e pësoi javë më parë një tjetër yll i Barçës, Ansu Fati, i cili pritet të kthehet në fund të muajit shkurt.
Coutinho është në formë të mirë në këtë sezon dhe ky lëndim e frenon dhe ul ritmin e tij ndjeshëm. Mbetet të shihet qartë dëmtimi i tij, por në Spanjë nuk përjashtojnë as ndërhyrjen kirurgjikale. /abcnews.al