Mblidhet sot në Kosovë Komiteti për vlerësimin e situatës Covid-19 në vend

schedule08:55 - 12 Mars, 2021

schedule 08:55 - 12 Mars, 2021

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë mblidhet sot për vlerësimin e masave. Takimi i komitetit do të mbahet në orën 09:00 në qeverinë e Kosovës.

Në takimin, ku do të diskutohet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

Gjatë së enjtes kryeministri në detyrë Hoti pati një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa u shpreh se do të mbesin në fuqi masat aktuale.

Kujtojmë se dje, Kosova regjistroi 8 raste të fatale dhe 632 raste të reja pozitive me COVID-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!