Viti i Ri nisi me ndryshime edhe në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.
Në mbledhjen e kësaj të hene të kryesisë, kryesocialisti Edi Rama, ka caktuar Eduart Shalsin, drejtues politik të qarkut të Kukësit, ndërsa burimet thonë se Pandeli Majko do të angazhohet në Tiranë.,
Në fokus të diskutimeve të socialistëve ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryesisht vota e diasporës, të cilët me 11 maj do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës.
Në këtë kuadër, ato do duhet që duke filluar nga 11 janari dhe për dy muajt në vijim të regjistrohet në platformën onlinë të prezantuar nga komisioni qëndror I zgjedhjeve.
Kryesocialisti u ka lënë porosi të tijëve krijimin e një database me kontaktet e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit me qëllim maksimizimin e votës.
I gjithë kabineti qeveritar, një pjesë e të cilëve janë edhe drejtues qarku, do të jenë të angazhuar në terrën , për të arritur objektivin e shumicës prej 84 mandatesh.
Në Tiranë, Orgerta Manastirliut dhe Erion Velisë i është bashkuar edhe Igli Hasani dhe Delina Ibrahimaj. Në Fier në krah të zvkryeministres Balluku është angazhuar ministri i financave Petrit Malaj, ndërsa Pirro Vengu i është bashkuar skuadrës së Bledi Cucit në Vlorë.
Të pranishëm në mbledhje ishin edhe ministrat Ervin Hoxha dhe Adea Pirdeni, të cilët ende nuk janë angazhuar zyrtarisht në terren./abcnews.al