Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e kësaj të mërkure dhe në fokus të diskutimeve janë kandidaturat për President të Republikës.
Gazetarja e Abc Erneta Shevroja raporton se në fokus të mbledhjes do të jetë gjithashtu edhe Asambleja e PS e cila do të mblidhet të shtunën. Kryeministri Rama ka kërkuar llogari ndaj ministrave dhe deputetëve në lidhje me punën e bërë.
I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi u shpreh se Asambleja vjen në vazhdën e Kongresit të mbajtur më 9 prill.
Pra ky organ i PS do të mblidhet për zbatimin e vendimeve që u morën në Kongresin e 9 prillit. Nga ky Kongres u shkarkuan në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie, si dhe u bënë disa ndryshime në statut.
Këto vendime kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të bashkive të PS, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj.
/abcnews.al