Komisioni i Posaçëm Parlament për Reformën Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme nën drejtimin e Damian Gjiknurit nga Partia Socialiste dhe Rudina Hajdarit nga grupimi opozitar në Kuvend.
Ky komision vendosi që brenda muajit Korrik të hapen konsultimet publike për çështjen e sistemit zgjedhor, nëpërmjet një tryeze gjithëpërfshirëse. Gjithashtu deputetët u dakordësuan që brenda 31 Korrikut të kenë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it.
Sipas kalendarit, deri në 31 Tetor, komisioni parashikohet që të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike. Brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor./ABC News Albania 24/7