Mblidhet Asambleja e PS, Rama: Në fokus riorganizimi, e nevojshme një hapje e madhe e partisë

schedule11:14 - 11 Shkurt, 2024

schedule 11:14 - 11 Shkurt, 2024

Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, punimet e së cilës kanë nisur që prej orës 11:00, teksa mbledhja zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pak para nisjes së Asamblesë, kryeministri Edi Rama deklaroi për mediat se në fokus do të jetë riorganizimi i partisë.

Rama nënvizoi se është i vetëdijshëm se është e nevojshme një hapje e madhe e partisë.

“Për t’iu thënë që kjo është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh lidhur me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të ekipit, për ta bërë gati për fitoren e radhës. Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm. Jemi shumë të vetëdijshëm që është e nevojshme një hapje e madhe e partisë, një përfshirje më e gjerë e atyre që kanë dëshirë të kontribuojnë. Kemi punë, për të bërë një analizë dhe për të marrë veprime të tjera. Riorganizim nënkupton lëvizje dhe ripozicionime”, theksoi ndër të tjera kreu i qeverisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!