Mblidhen në Beograd krerët e 4 shteteve për bashkëpunimin në Ballkan

schedule20:34 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 20:34 - 22 Dhjetor, 2018

Krerë të katër shteteve të rajonit tonë zhvilluan një takim nëe Beograd, kryesisht për probleme të bashkëpunimit ekonomik. Takimi i ardhshëm do të jetë në Rumani gjatë presidencës evropiane.

Rumania do t’i kushtojë kujdes të veçantë zgjerimit gjatë mandatit të saj në presidencën e Bashkimit Evropian. Duke qenë fqinje me vende jashtë BE-së dhe si nga të fundit e anëtarësuar do të ndihmojë Ballkanin.

Takimi i krerëve të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Rumanisë, pati fokus projektet e infrastrukturës, gazsjellësve dhe bashkëpunimin në mes të këtyre shteteve. Serbia e meriton, thanë ata, të jetë pjesë e BE-së. Tentuan të shmangin temat e rënda të Ballkanit.

Vjorika Danchila, Kryeministre e Rumanisë: Gjatë presidencës së Rumanisë do të duhet të përgjigjemi në shumë sfida siç është BREXIT dhe çfarë më pas. Jam e sigurt se do të mund të ofrojmë një të ardhme më të mirë edhe për shtetet e Ballkanit që kanë bërë hapa të rëndësishëm.

Këto shtete formuan disa komisione, pasi do të kandidohen për të organizuar dy eventët kryesore në futboll, Kampionatin evropian 2028 dhe atë botërorë 2030. Politikisht, fqinjët nuk duhet të kenë frikë nga kjo aleancë.

Alexis Tsipras, Kryeministër i Greqisë: Edhe ideja jonë për futbollin është një simbolikë e fuqishme në Ballkanin e dikurshëm të konflikteve. Duam simbolikën e bashkëpunimit për një Ballkan shembull në Evropë dhe botë.

Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë: Askush nuk duhet t’i shohe këto takime si kërcënime pasi ne duam vetëm bashkëpunim.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Takimi i ardhshëm do të jetë në Rumani gjatë presidencës evropiane. Ne duam të kemi marrëdhënie të mira më të gjitha shtetet.

Kjo është hera e gjashtë e takimeve të katër shteteve që ka për qëllim edhe mbështetjen e Serbisë drejtë BE-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!