Mbledhje me klubet për stafet teknike, FSHF e prerë për kushtin e ri

schedule16:46 - 8 Shtator, 2020

schedule 16:46 - 8 Shtator, 2020

FSHF e prerë, asnjë klub i Superiores ose i Kategorisë së Parë nuk mund të mos ketë në stafin e saj një përgatitës atletik. Sot është zhvilluar edhe një takim dhe tashmë drejtuesit e klubeve duhet të gjejnë zgjidhje dhe të plotësojnë stafet.

NJOFTIMI I FSHF – Ditën e sotme në ambientet e “Air Albania Stadium”, FSHF ka organizuar një takim mbi zhvillimin e profilit të përgatitësve atletikë në nivel kombëtar.

Të pranishëm në këtë tryezë të rëndësishme për futbollin shqiptar ishin trajneri i përfaqësueses A, Edoardo Reja së bashku me stafin e tij teknik, Përgjegjësi i Përgatitësve Atletik në FSHF, Luigi Febbrari, shefat e klubeve të Kategorisë Superiore & Kategorisë së Parë, si edhe përgatitësit atletik të klubeve përkatëse.

Sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre, por edhe në stolin e saj teknik.

Kursi i radhës për licencën e përgatitësit atletik do të zhvillohet në muajin tetor 2020 (5-26 tetor), ku krahas lektorit Iris Selimi, do të marrë pjesë Luigi Febbrari së bashku me specialistët nga shkolla e trajnerëve të Italisë, “Coverciano”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!