Mbledhje e përbashkëta mes ministrave të Jashtëm, Cakaj: Vendoset themelimi i nismës trepalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë

schedule12:00 - 3 Mars, 2020

schedule 12:00 - 3 Mars, 2020

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj,  ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar mes Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Goran Grlić-Radman.

Në këtë takim duket se ministrat kanë vendosur themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës.

Cakaj përmes një postimi në Facebook, shkruan se synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të jashtëm, për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe për të zhvilluar projekte konkrete me interes të përbashkët.

Postimi i Plotë:

Pas bisedave me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, së bashku me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Goran Grlić-Radman, kemi vendosur përfundimisht themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës

Synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të jashtëm për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe zhvilluar projekte konkrete sipas interesave të përbashkëta.

Takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti dhe pastaj takimet e tjera do të mbahen çdo vit nëpër qytete të ndryshme të vendeve tona.

Kjo nismë do t’i shërbejë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, por edhe zbatimit të objektivave të përbashkëta strategjike veçanërisht në fushën e politikës së jashtme?!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!